Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e Majmunit. Ai në një intervistë për Koso
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e Majmunit.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19.
Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Dragashi, i cili për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile.
Ministria ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.