Rasti i rëndë në Ferizaj: Vajzat që ranë nga ndërtesa janë motra mes vete

HomeLajme

Rasti i rëndë në Ferizaj: Vajzat që ranë nga ndërtesa janë motra mes vete

Mbrëmë rreth orës 21:35 në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të cilat janë motra kanë rënë nga kati i katërt

Pas mesnatës ndërrohet ora
Kërkohet të hiqet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura
Parashikimi i motit për sot: Diell dhe vranësira

Mbrëmë rreth orës 21:35 në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të cilat janë motra kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor.

I njëjti rast është cilësuar vetëvrasje nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.Kësisoj, njëra prej tyre, e moshës 15-vjeçare, Z.M., nuk arriti t’iu shpëtojë plagëve dhe ka vdekur tragjikisiht, kurse e lënduara është 18-vjeçare, A.M., mëson Paparaci.

Kjo e fundit po trajtohet në QKUK.

Po ashtu, Policia tha se 18-vjeçarja kishte provuar ta shpëtojë motrën e vet, e cila kishte tentuar të kërcejë nga ndërtesa.

Kështu, ato ranë të dyja nga ndërtesa, ku njëra prej tyre ndërroi jetë, pas plagëve të marra.

“Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Policia lidhur me rastin.