Reagim nga Sindikata e SBASHK-ut në Gjilan: Asnjë shkollë nuk e ka ndërprerë grevën

HomeLajmeLokale

Reagim nga Sindikata e SBASHK-ut në Gjilan: Asnjë shkollë nuk e ka ndërprerë grevën

Sindikata e Arsimit në Gjilan ka reaguar ndaj dezinformatave të cilat janë publikuar sot se ka filluar mësimin shkolla Ekonomike "Marin Barleti" rapor

Këto janë rezultatet për asamble komunale në Gjilan
Për më pak se 30 minuta digjen 3 shtëpi dhe dy stalla në Suharekë
Këshilltarja e Albulena Haxhiut i del në krah deputetes së VV-së që u dënua me tri vite burgim

Sindikata e Arsimit në Gjilan ka reaguar ndaj dezinformatave të cilat janë publikuar sot se ka filluar mësimin shkolla Ekonomike “Marin Barleti” raporton 06 Press.

Kryetari i Sindikatës në Gjilan Blerim Mehmeti ka informuar opinionin publik që asnjë shkollë në komunën e Gjilanit nuk ka filluar mësimin.

Mehmeti ka thënë se vetëm një mësimdhënës i shkollës Ekonomike sot ka mbajtur mësim me 7-8 nxënës, ndërsa ka bërë thirrje publike ndaj mediave që mos të bien pre e dezinformatave dhe të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara nga SBASHK.

Kujtojmë faktin se greva ka filluar me 25 Gusht, pra saktësisht janë bërë një muaj dhe deri në arritjen e marrëveshjes mes Sindikates dhe Qeverisë, greva vazhdon. /06Press/