Reagon kryeministri Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare

HomeLajme

Reagon kryeministri Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rastin e fundit të dhunimit makabër, ku një vajzë 11-vjeçare u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Temperaturat nesër deri në 24 gradë Celsius
Jep dorëheqje aktivisti i VV-së: Kurrë s’e kom mendu që pushteti i Kurtit është më i zi se i Hashimit, Ramushit e Isës
Një i vdekur dhe 16 të lënduar nga shpërthimi në Leverkusen të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rastin e fundit të dhunimit makabër, ku një vajzë 11-vjeçare u dhunua nga pesë persona në Prishtinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare, duke kërkuar nga organet e rendit dhe hetuesisë që personat e dyshuar të dalin sa më shpejtë para drejtësisë.

Postimi i plotë nga Kurti:

“Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçareKërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër. Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, ka deklaruar Kurti.