Pas ndërprerjes së ndeshjes, ka reaguar kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i cili tha se shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Fr
Pas ndërprerjes së ndeshjes, ka reaguar kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i cili tha se shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë shkruan 06 Press.
Ky është postimi i tij:
Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë.
Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull.
Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.
Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.