Reagon kryetari i SKAP Blerim Mehmeti: Në Gjilan nuk po mbahet mësimi

HomeLajme

Reagon kryetari i SKAP Blerim Mehmeti: Në Gjilan nuk po mbahet mësimi

Kryetari i SKAP në Gjilan Blerim Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Nagavci e cila ka thënë se shkollat në Gjilan janë duke punuar rapor

Kryetari i SKAP në Gjilan Blerim Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Nagavci e cila ka thënë se shkollat në Gjilan janë duke punuar raporton 06 Press.

Mehmeti ka thënë se nga mbi 1400 mësimdhënës sa janë në komumën e Gjilanit vetëm dy janë duke punuar.

Ky është reagimi i plotë:

Në emër të këshillit grevist të komunës së Gjilanit dhe në emër timin si kryetar i SKAP – Gjilan, reagoj ndaj ministres së arsimit, znj. Arbërie Nagavci, e cila në interpretimin e saj, në pyetjen, “se cilat komuna po punojnë në sistemin arsimor?”, e potencon edhe komunen tonë, “Gjilanit është duke punuar”.

Në emër të mbi 1400 mësimdhënësve të komunës sonë, ia bëjë me dije ministres së arsimit, se vetëm dy mësimdhënëse janë duke punuar, ndërsa punëtorët tjerë të sektorit tonë janë në grevë.

Andaj ky reagim vjen si rezultat i interpretimeve të padrejta në media që po bëhen në emër të komunës së Gjilanit!

Me respekt!

Këshilli grevist në Gjilan

Kryetari i SKAP – Gjilan