Reagon PDK: Rritja e çmimit nga Eko-Higjiena është i kundërligjshëm

HomeLajme

Reagon PDK: Rritja e çmimit nga Eko-Higjiena është i kundërligjshëm

Pas vendimit të Ekl-Higjiena për rritjen e çmimit për grumbullimin e mbeturinave ka reaguar kryetari i PDK-së në Gjilan Riad Rashiti duke e thënë se k

Pas vendimit të Ekl-Higjiena për rritjen e çmimit për grumbullimin e mbeturinave ka reaguar kryetari i PDK-së në Gjilan Riad Rashiti duke e thënë se ky vendim është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm raporton 06 Press.

Partia Demokratike e Kosovës, ditëve në vazhdim do të inicojë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar dhe anuluar rritjen e çmimit të Eko-Higjienës ka thënë Riad Rashiti i cili njëherit është edhe Drejtor i Drejtorisë për Financa në Gjilan.

Rashiti tha se shkelja e marrëveshjes së PPP në mes komunës së Gjilanit dhe partnerit austriak është e patolerueshme. Përveç që nuk janë realizuar investimet e parashikuara në kontratën e nënshkruar prej 1.5 mil euro, është bërë njëanshëm edhe futja në pagesë për amvisërit e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së edhe pse e kemi diskutuar këtë çështje me kompaninë Eko-Higjiena. Edhe rritja e tarifës për grumbullimin e mbeturinave është plotësisht në kundërshtim me marrveshjen, kontratën dhe rregulloren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, neni 38.1. Nuk mund të tolerohet shkelja e vazhdueshme e marrveshjes me Eko-Higjienën, e ligjeve dhe rregullores së KK Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës, ditëve në vazhdim do të inicojë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar dhe anuluar rritjen e çmimit të Eko-Higjienës, prej 5 euro në 6.5 euro, si dhe për implementimin e investimeve nga partneri austriak.