Reagon Qendron Kastrati: Arrestimet e zyrtarëve komunal në Kamenicë janë politike

HomeLajmeLokale

Reagon Qendron Kastrati: Arrestimet e zyrtarëve komunal në Kamenicë janë politike

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj tha se arrestimi tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një prona

Mot me shi sot në Kosovë
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Gjilan
Pas rritjes së tensioneve Ukrainë – Rusi, rriten çmimet e naftës

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj tha se arrestimi tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një pronari të një kompanie ka të bëjë me qeverisjen e Partisë Social Demokrate (PSD), shkruan 06 Press.

Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati tha se vitin e kaluar zyrtarët e komunës lidhur me mos pranimin e dollapëve kanë dorëzuar kallëzim penal dhe e kanë ngritur vetë këtë çështje.

Ai tha se ‘arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik’.

“Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës”, thuhet në reagimin e Kastratit.

Më poshtë reagimi i plotë.

Angazhimi në funksion të interesit publik është mbiemri i qeverisjes së kaluar në Kamenicë. Kjo gjë është dëshmuar në secilin hap, në secilin proces. Njësoj, edhe motivet e projektit të furnizimit me dollapë për nxënësit e Komunës së Kamenicës të tilla ishin. Me qëllimin e vetëm shfrytëzimin e financave për avancimin e kushteve të nxënësve të Kamenicës, stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin, por nuk e kishte bërë duke u thirrur në çrregullimet e tregut të furnizimeve si pasojë e pandemisë.

Zyrtarët e Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar kallzimin penal vitin e kaluar i cili është i bashkëngjitur më poshtë. Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës.

Arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik.

Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike.

Vetëvendosje ka kundërshtuar në çdo hap avancimin e arsimit në Kamenicë për përfitime elektorale. Ata nuk do të mund të realizojnë as pesë përqindëshin e angazhimit tonë. Gabimet ndodhin. Edhe mashtruesit ekzistojnë. Dhe për këto ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme.

Unë besoj fuqishëm në pafajsinë e tre kolegëve të arrestuar dhe i bëj thirrje gjykatës ta trajtoj këtë rast drejt dhe të mos ndikohet nga politika.