Reagon Riad Rashiti ndaj veprimeve të njëanshme të Policisë së Kosovës në Gjilan

HomeLokale

Reagon Riad Rashiti ndaj veprimeve të njëanshme të Policisë së Kosovës në Gjilan

Është i papranueshëm zbatimi i një anshëm i respektimit të masava për mbajtjen e takimeve gjatë fushatës zgjedhore, nga ana e Policisë së Kosovës në G

Lutfi Haziri viziton Vatanin, përgëzon Ismet Sylejmanin për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të punës
Ismajli: Rezultatet e para tregojnë që LDK prin në Gjilan
LDK dhe PDK prinë për nga numri i asambleistëve në Kosovë, LVV me AAK-në pas tyre

Është i papranueshëm zbatimi i një anshëm i respektimit të masava për mbajtjen e takimeve gjatë fushatës zgjedhore, nga ana e Policisë së Kosovës në Gjilan. Dhe ky veprim i tyre i një anshëm, tregon më së miri edhe politizimin e zbatuesve të ligjit, pra Policisë së Kosovës e cila është vënë në shërbim të partive në pushtet.

Në takimin e organizuar (dje më 28 shtator, ora 19:00) nga Partia Demokratike e Kosovës, në shkollën fillore Selami Hallaqi në Gjilan, nuk na u lejua mbajtja e takimit (me pak mbi 20 persona sa është e lejuar) në hapësirën e mbyllur dhe na u kërkua nga Policia e Kosovës (dhe e zbatuam kërkesën e tyre) që të dalim dhe të mbajmë takimin në oborrin e shkollës, me arsyetimin se është numri i pjesëmarrsve më i madh se sa që lejohet sipas masave në fuqi nga institucionet përkatëse.

Ndërsa Policia e Kosovës në Gjilan, në vazhdimësi po i lejon dy subjektet tjera politike, që ti mbajnë takimet në ambiente të mbyllura, madje në të njejtën shkollë (shih fotot- mbi 60 persona), duke lejuar trefishin e numrit të pjesëmarrsve, që lejohet të marrin pjesë në takimet e tyre.

Ne i kërkojmë Policisë së Kosovës në Gjilan, që të jenë në nivelin e duhur të zbatimit të ligjit dhe që mos të jenë në shërbim të partive politike që janë në pushtet, njëra në komunë e tjetra në nivel vendi, sepse frika e drejtuesve të policisë në Gjilan se mund ti humbin pozitat e tyre nga këto dy parti politike, e dëmton besimin e qytetarëve tanë, që e kanë ndaj këtij institucioni të rëndësishëm.

Njëkohësisht, kërkojm edhe nga KKZ në Gjilan, që të jetë në nivelin e duhur të zbatimit ligjor për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të mos heshtë njësoj sikurse Policia e Kosovës, ndaj shkeljeve të ndryshme që po bëhen nga këto dy subjekte politike.