Butrint Imeri dhe pronarët e diskotekës “Stop” në Gjilan janë përplasur mbi një koncert të paraparë për mbrëmjen që lamë pas. Përkundër pritj
Butrint Imeri dhe pronarët e diskotekës “Stop” në Gjilan janë përplasur mbi një koncert të paraparë për mbrëmjen që lamë pas.
Përkundër pritjes së publikut, këngëtari nuk ka performuar dhe për këtë gjë, pronarët e Stopclub akuzojnë Butrint Imerin përcjell 06 Press.
Sipas tyre fajin ia kanë lënë këngëtarit dhe synimit të tij për të mbërritur dy apo tre koncerte brenda një nate.
“Butrint Imeri, kjo çfarë keni bërë ju dhe menaxhmenti juaj mbrëmë është e dobët dhe tejet e ulët. Ne nuk kemi t’bëjmë asgjë me synimin tënd që ju dëshironi ti realizoni 2 evente mrenda një nate. Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini ne qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfar faji kanë këtu organizatorët) Është e pakuptimt të thuhet se çfarë faji mund të kenë organizatoret këtu kur ju dëshironi që ti arrini 2 apo 3 koncerte në një natë, prandaj edhe bie në nivel aq poshtë dhe aq dobët. Gjatë gjithë kohes ishim në komunikim dhe ju arritët në orën 3:00 në Gjilan, edhe pse të paralajmëruam se më nuk është askush në klubin tonë dhe nuk ke pse vjen” – janë shprehur nga klubi. /06Press/