Rënie e lehtë e çmimit të derivateve në Kosovë

HomeLajme

Rënie e lehtë e çmimit të derivateve në Kosovë

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berja

Njeri paqësor,dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë
“Busy”/ Sveçla i paqasshëm pasi u lëshua urdhëresa për ta dërguar me forcë në Gjykatë
Sot nis numërimi i votave të diasporës

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se bëhet fjalë për një rënie të lehtë të çmimeve.

Berjani tha se gjatë ditës së djeshme një litër naftë  ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.

Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien edhe më tutje në ditët në vijim pasi ka lëvizje të mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Berjani tha se nëse nuk  rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovë që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

“Në qoftë se vendimi i Qeverisë nuk rishikohet, ka gjasa që shumë pika karburanti do të falimentojnë”, tha Berjani për Reporteri.net.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.