Rishikimi i masave antiCOVID, Latifi: Çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, asnjë sekondë nuk jemi të interesuar t’i mbyllim bizneset

HomeLajme

Rishikimi i masave antiCOVID, Latifi: Çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, asnjë sekondë nuk jemi të interesuar t’i mbyllim bizneset

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha sot se çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ndërsa tha se natyrisht që dis

S’ka të ndalur: Në valën e shtrenjtimeve, rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë
Lutfi Haziri me paralajmërim për Qeverinë Kurti: Pas 18 muajsh qytetarët rrezikojnë të mbesin pa ujë
Një grua është gjetur e vdekur në Gjilan

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha sot se çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ndërsa tha se natyrisht që diskohen edhe masat antiCOVID-19.

Latifi para deputetëve në Komisionin për Shëndetësi tha se asnjë sekondë nuk është i interesuar për mbylljen e bizneseve e palestrave, por sipas tij, marrin masa në përputhje me ato që ekspertët i konsiderojnë të domosdoshme.

“Çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, natyrisht se do të diskutojmë…”, tha ministri, duke u përgjigjur në pyetjet rreth rishikimit të masave antiCOVID.

Ai sa i përket çështjes së mbylljes së shkollave tha se ua kanë lënë komunave, shkollave të vendosin nëse duhet të shkojnë online ose jo.

Mirëpo, sipas tij, nëse përkeqësohet shumë situata me pandeminë absolutisht duhet të mbyllen edhe shkollat.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu tha se masat antiCOVID që janë vendosur së fundi janë masa të ngutshme dhe të dëmshme dhe e tërë kjo sipas saj në mungesë të kapaciteteve dhe vizionit menaxhues të kësaj qeverie.

Ajo po ashtu kritikoi se para ambulantave specialistike po krijohen tollovi të mëdha të qytetarëve. /Telegrafi/