Sot në mbledhje e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim edhe për ndalimin e eksportit të produkteve themelore agroushqimor siç janë drithërat, mielli
Sot në mbledhje e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim edhe për ndalimin e eksportit të produkteve themelore agroushqimor siç janë drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa, shkruan Gazeta Metro.
Ndalimi i këtyre produkteve që të eksportohen, sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, që ka ndryshuar tregun global, derisa tregoi se cilat produkte do të ndalohen të eksportohen.
E ndalimi i këtyre produkteve po bëhet sepse siç thotë ministrja edhe eksporti sado i vogël që të jetë të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen
“Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po vështirësojnë furnizimin me produkte bazë të ushqimit. Eksporti dhe rieksporti sado i vogël që të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen”, ka thënë ajo.
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe pakon mbështetëse prej 100 milionë euro për qytetarët, të cilat u bënë të ditura dje nga kryeministri Kurti.