Rriten çmimet e produkteve bazë sërish në Kosovë: Shtrenjtohet vaji, qumështi dhe vezët

HomeLajme

Rriten çmimet e produkteve bazë sërish në Kosovë: Shtrenjtohet vaji, qumështi dhe vezët

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), ka publikuar një rubrikë të re në ueb-faqen e saj, duke e quajtur ‘çmimet ditore’. Aty tregohen çmimet e disa

Shtesat prej 100 euro, Haradinaj: Qeveria po arsyeton ligjin e pagave me lëmoshë, çka të bëjnë qytetarët që nuk punojnë?
Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë
Komuna e Gjilanit në vikend ka bërë pastrimin dhe larjen e rrugëve në qytet

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), ka publikuar një rubrikë të re në ueb-faqen e saj, duke e quajtur ‘çmimet ditore’. Aty tregohen çmimet e disa artikujve bazë në ditë të ndryshme. Siç ka njoftuar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi, shkruan Gazeta Metro.

Duke u bazuar në këto statistika, vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

“Vaj ushqimor luledielli – 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38, ishte 3,21. Qumësht tetrapak –3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka njoftuar ASK.

Ndryshime të çmime ka pasur edhe tek disa produkte të tjera.

Javë më parë ASK po ashtu ka treguar se buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.