Ngritja e pagës minimale e propozuar nga Qeveria Kurti do të kishte ndikim sadopak pozitiv nëse nuk do të kishte pasur ngritje kaq të madhe të çmimeve
Ngritja e pagës minimale e propozuar nga Qeveria Kurti do të kishte ndikim sadopak pozitiv nëse nuk do të kishte pasur ngritje kaq të madhe të çmimeve të konsumit, sidomos të energjisë elektrike, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Një trend shqetësues është bërë tashmë ikja e fuqisë punëtore.
“Është diçka e mirëpritur dhe e mirëseardhur për secilin të punësuar, por kjo do të kishte efekt sikur mos të kishte pasur ngritje të çmimeve në të gjitha sektorët e jetës, në konsum, në veshmbathje, në derivate dhe energji elektrike”.
Kadrijaj thekson se shtrenjtimet e fundit e kanë rritur krizën dhe varfëruar edhe më portofolin e qytetarit të Kosovës.
Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, thotë për Ekonomia Online se ngritja e pagës minimale sado pak mund ta ulë kërkesën për ikje jashtë vendit.
Sipas tij, është shqetësuese që shtresa rinore, të rinjtë dhe të rejat dhe kategoritë e mesme të popullsisë, kanë gatishmëri të madhe për të dalë jashtë vendit për një mirëqenie ekonomike më të madhe.Ai thekson se rritja e pagës minimale do të ishte një impuls pozitiv, që sadopak jep shpresë që të ndalet trendi i largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit.