Rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara në veri, KFOR-i amerikan del për të parë situatën

HomeLajme

Rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara në veri, KFOR-i amerikan del për të parë situatën

Barrikadat në veri po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot, ku rrugët akoma janë të bllokuara nga kamionët. Ndonëse raportohet se situata është e qetë,

Moti sot
Ndahet nga jeta në moshë të re oftalmologu i njohur nga Gjilani, Dr. Visar Huruglica
Aksident në Gjilan, vetura godet motoçiklististin i cili dërgohet në spital

Barrikadat në veri po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot, ku rrugët akoma janë të bllokuara nga kamionët.

Ndonëse raportohet se situata është e qetë, në rrugët ku janë të bllokuara, konkretisht rrugës për Zubin Potok, kanë dalë edhe KFOR-i amerikan për të parë se si është situata.

image 52
image 52

Ndryshe, disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.