Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos luani me zjarrin

HomeLajme

Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos luani me zjarrin

Rusia ka paralajmëruar vendet e Perëndimit që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër enklavës ruse të Kaliningradit. Enklava e vendosur midis Poloni

Paga minimale – Veteranët protestojnë para Kuvendit të Kosovës
Për çfarë rroge dhe kushte të tjera nuk do ta braktisje kurrë Kosovën
Brenda 24 orëve Policia shqiptoi 1900 gjoba në trafik

Rusia ka paralajmëruar vendet e Perëndimit që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër enklavës ruse të Kaliningradit.

Enklava e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik ka qenë historikisht pjesë e Polonisë, Prusisë dhe Gjermanisë derisa u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë ajo ka mbetur nën kontrollin rus, raporton SkyNews.

“Unë shpresoj se Evropa nuk do të lejojë asnjë lojë rreth Kaliningradit, pasi kjo do të ishte si të luaje me zjarrin”,  tha zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko.

Në shkurt, një deputet rus paralajmëroi se Polonia mund të planifikojë të rimarrë Kaliningradin pasi një gjeneral polak tha se forcat ruse  po “pushtonin” zonën.