Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot u përplasën në Kuvend për temën e noterëve. Haxhi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot u përplasën në Kuvend për temën e noterëve. Haxhiu i tha Tahirit se nuk do t’i bëjë kurrë noterë ata të cilët dëshiron Tahiri.
Madje, derisa diskutonin për ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial, Haxhiu tha se nuk po e kuptonte shqetësimin e Tahirit.
“Nuk po e kuptoj shqetësimin që ke Z. Tahiri. Tash unë jam e shqetësuar sepse gjendja në sistemin e Drejtësisë nuk është e mirë, por çka ke ti që shqetësohesh, nuk po mund ta kuptoj fare”, tha ajo.
“Ndoshta edhe mund ta kuptoj, por më mirë s’po e them”, shtoi Haxhiu.
Ajo ia përmendi Tahirit procesin e rekrutimit të noterëve, për të cilin ky i fundit tha se ka vepruar mirë.“Kjo e tregon nivelin e paaftësisë tënde… Po lej ato se s’janë në rend dite”, tha Tahiri.
Ministrja iu përgjigj menjëherë me një ton pak më të lartë.
“Sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë qata që ti po mendon e qata që ti i ke ndërhy me i vlerësu me më së larti me pikë. Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”.