Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

HomeLajme

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte. G

Paraburgoset i mituri që rrahu brutalisht dhe ia preu gishtat 27-vjeçarit në Gjilan për 10 euro borxh
Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID
Vazhdojnë temperaturat e larta edhe nesër, IHK me apel për qytetarët

Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

“Gjykimi filloi ka filluar 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo.

Tutje sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA.

“Të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme. Ata flinin në tokë, pellgje uji, të ndaluarit nuk kishin ushqime të mjaftueshme. Rrinin tri ditë pa ngrënë. Kur kërkuan ujë ushtarët e BIA-së urinuan mbi ta. Trupi gjykues konstatoi se të ndaluarve nuk u ishte dhënën ndihma mjekësore. I kanë keqtrajtuar të ndaluarit psiqikisht dhe fizikisht. Ata rriheshin me shqelma dhe shuplaka. Të ndaluarit i nxirrnin një nga një ë ndaluarit dhe i dërgonin në ahur dhe i merrnin në pyetje duke i rrahur”, ka thënë tutje gjyqtarja.

Ajo po ashtu theksoi se: “Vartësit  e tij u shkaktuan dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike gjashtë të ndaluarve, duke u munduar t’i marrin në intervistë dhe të nxjerrin informacion nga ata”, tha ndër të tjera ajo.

Ajo tha se dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës.

“Dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. Njëri u pa nga të ndaluarit e tjerë thuajse i vdekur, dhe më pas u gjet i vdekur. Ai ishte një prej dy të ndaluarve më kompleksin Zllash. Anëtarët e BIA-së e qëlluan me plumba njërin nga të ndaluarin”.

Gjykatësja u shpreh se trupi gjykues konstatoi se një konflikti armatosur jo ndërkombëtare u krye mes UÇK dhe trupave serbe.

Gjyqtarja tha se Gjykata Speciale e shpall fajtor Salih Mustafën.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim …Ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte. Ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.