Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kurti e Vuçiq mund të takohen në Tiranë

HomeLajme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kurti e Vuçiq mund të takohen në Tiranë

Më 6 dhjetor, liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit d

Rihapja e çështjes së vizave, mbështetje nga Gjermania: Të mos shkohet në diskutime të mëtutjeshme, Kosova e ka merituar liberalizimin shumë kohë më parë
Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë – Kosova nuk ka as qeveri e as opozitë që i duhen vendit
NATO pritet të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Sllovaki

Më 6 dhjetor, liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit do të takohen në Tiranë. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare.

Në samit do të ketë takime dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, ndërsa me interes pritet një ballafaqim i mundshëm mes presidentit Emmanuel Macron dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiq është ai i 21 nëntorit në Bruksel. Pala kosova dhe ajo serbe u takuan për të arritur një zgjidhje për targat ilegale serbe. Megjithatë, edhe pas 8 orësh mbledhje, takimi përfundoi pa marrëveshje të arritur.

Për ta garantuar mbarëvajtjen e punimeve do të angazhohen më shumë se 1200 policë, që mes të tjerash do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit.

Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.

Në këtë tryezë do të diskutohen çështjet si Lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, çmimi i naftës dhe gazit, siguria, sfidat e klimës si dhe bursat për të rinjtë. Një pikë që ende nuk ka arritur në finalizim mbetet heqja e tarifave roaming për telefonatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Punimet e samitit parashikojnë edhe një foto familjare që do të realizohet në Sheshin Italia. Më pas, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ardhja e Emmanuel Macron do të shënojë vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri. Liderët kryesorë të unionit pas përfundimit të Samitit do të largohen nga Shqipëria brenda ditës të shoqëruar me të njëjtin protokoll sigurie.