SBASHK nuk tërhiqen nga kërkesat: Presin rritje rroge me Ligjin e ri të pagave

HomeLokale

SBASHK nuk tërhiqen nga kërkesat: Presin rritje rroge me Ligjin e ri të pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e a

Sot bëhet varrimi i afaristit gjilanas Basri Kqiku
E trishtë/ Humb jetën një 36-vjeçar në një aksident në Stanishor
I plagosur më 2007, mban plumbin në qafë – Sadiku: “S’e prisja të mbërrija këtu”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e arsimit. Ndryshe nga deklarimet e zv.ministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci që ditë më parë tha se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave, në SBASHK thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se pritshmëritë e tyre është se mësimdhënësit të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Arsimit, Duakgjin Pupovci, nënkryetarja e SBASHK-ut tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësi atëherë do të vendoset se çfarë veprimesh sindikale do të merren nga ta pa përjashtuar grevat e përgjithshme.

“Në rast se ligji i ri i pagave, i cili është duke u punuar, dhe mësimdhënësit nuk kanë ndryshim në pagë, mbesin pagat që kanë qenë, atëherë ne jemi të detyruar të dëgjojmë zërin e anëtarësisë sonë, çka edhe kemi bërë shpërndarjen e formularëve në mënyrë që deklarohen punëtorët e arsimit sa i përket ligjit të pagave dhe atëherë duhet të shkohet edhe me veprime sindikale dhe ato më të ashpra është greva e përgjithshme”, tha Shala.

Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri në muajin mars për draftin e projektligjit të pagave, mirëpo SBASHK ka caktuar datën se kur do të marrin veprimet nëse i njëjti nuk parasheh plotësimin e kërkesave të tyre.

“Më 2 prill, meqë është kongresi i SBASHK-ut, aty delegatët që janë pjesëmarrës në kongres ata janë përfaqësues të të gjitha komunave të Kosovës, ata do të vendosin për veprimet e mëtutjeshme sindikale, e në rastin më të keq edhe me grevë të përgjithshme”, thotë ajo.

Përpos ligjit për paga, SBASHK ka drejtuar kërkesë në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike edhe për sigurimet shëndetësore për punëtorët në arsim dhe ligjin e skemave pensionale që parasheh njohjen e stazhit të punës në vitet e ‘90-ta.