SBASHK-u kërkon 100 euro shtesë në prill: Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngriten çdo ditë

HomeLajme

SBASHK-u kërkon 100 euro shtesë në prill: Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngriten çdo ditë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që nga muaji prill, të marrin nga 100 euro shtesë mbi pagat aktuale

Shtatë aktakuza të ngritura, dominon vepra penale “Vjedhja e shërbimeve”
Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta
Në Gjilan arrestime për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që nga muaji prill, të marrin nga 100 euro shtesë mbi pagat aktuale të gjithë punëtorëve në sistemin arsimor.

Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u i drejtohet Qeverisë duke thënë se “pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet po ngriten çdo ditë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sindikata thotë se ngritja e çmimeve për produktet elementare, po dobëson fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në arsim.

SBASHK  duke  respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut  që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari.”, thuhet në komunikatë.

Sipas SBASHK-ut, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të marrin vendime sindikale, pa përjashtuar grevat.

Komunikata e plotë:

Medieve të shkruara e  elektronike

SBASHK –Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngritën çdo ditë

Qeveria e Kosovës  edhe tani kur çmimet e artikujve elementar vazhdojnë të shënojnë rritje duke e dobësuar shumë fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë, vazhdon me avazin e vjetër duke fajësuar të tjerët në Kosovë, apo situatat e krizës a në tregjet ndërkombëtare.

Në situatën, që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes. Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje  me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor.

SBASHK  duke  respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut  që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari.

Kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturës sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat.

/GazetaSinjali/