Sekretari britanik thirrje NATO-s: Ndalimi i fluturimeve ruse mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

HomeLajme

Sekretari britanik thirrje NATO-s: Ndalimi i fluturimeve ruse mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrain

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion.

Wallace ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”, raporton BBC.

Po ai shton se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionësh e bën pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

Sekretari britanik gjithashtu ka thënë se nuk është ide e mirë që NATO-ja të krijojë një “no fly zone”, për shkak se çfarëdo shkelje potenciale nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën”.

/GazetaSinjali/