Serbia ua zgjat afatin targave ilegale në Kosovë

HomeLajme

Serbia ua zgjat afatin targave ilegale në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së targave ilegale serbe. Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë në Beograd.

Vuçiq: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
Bie për një cent çmimi i naftës dhe benzinës të premten në Kosovë
Që nga nesër për të hyrë në Kosovë duhet të jeni të vaksinuar me tri doza

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së targave ilegale serbe.

Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë në Beograd.

“Me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me targa KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

“Këto automjete, si më parë, do të mund të lëvizin lirshëm në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të mjetit, jo më të vjetër se një vit.

Qeveria e ka marrë këtë vendim në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit”, vazhdon tutje komunikata.