Sërish dominuese vjedhja e shërbimeve dhe dhuna në familje në Gjilan

HomeLajme

Sërish dominuese vjedhja e shërbimeve dhe dhuna në familje në Gjilan

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kund

Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm dhe i pastër
Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për rrahje në lokalin “Stop” në Gjilan
Gjilani dikur kishte dyqane e zeje të shumta, ky lokacion ishte një mini qytetzë e Gilanit

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe atë për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, dhe atë për shkak të veprave penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për shkak të veprës penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.