Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë

HomeLokalePolitikë

Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Kamberi

PDK: Përlepnica e kryengritësve, si në të kaluarën edhe tani do ta ngrisin flamurin e fitores
Italia ka ndaluar festimet e Vitit të Ri
Zbulohet identiteti i 21-vjeçares nga Serbia dhe të riut në Gjilan që u arrestuan për prostitucion

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Kamberi ka thënë se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”.

Ai theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”.

Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.