SHBA paralajmëron Kinën: Mbështetja për Moskën do të ketë pasoja

HomeLajme

SHBA paralajmëron Kinën: Mbështetja për Moskën do të ketë pasoja

SHBA ka paralajmëruar Kinën, nëse kjo e fundit i ofron ndihmë Rusisë, qoftë ekonomike apo ushtarake, transmeton Gazeta Metro. “Qëllimi i takimit të

SHBA ka paralajmëruar Kinën, nëse kjo e fundit i ofron ndihmë Rusisë, qoftë ekonomike apo ushtarake, transmeton Gazeta Metro.

“Qëllimi i takimit të sotëm ishte të shprehim shumë qartë në Pekin shqetësimet tona për përfshirjen e tij në luftën në Ukrainë dhe t’i përsërisim Kinës se çdo lloj mbështetjeje për Moskën, ushtarake apo ekonomike, do të ketë implikime”.

Në një komunikim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë saktësohet se në takimin e sotëm pati një diskutim thelbësor për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Të dy përfaqësuesit “theksuan gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së hapur të linjave të komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë./gazetametro.net