“Shkëlqimi dhe rënia e Gjilanit” humb edhe ndaj Prishtinës

HomeSport

“Shkëlqimi dhe rënia e Gjilanit” humb edhe ndaj Prishtinës

Gjilani vazhdon të zhgënjej ku sot ka humbur ndeshjen ndaj Prishtinës në Gjilan. Gjilani në këtë takim vinte pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku

Mësohet paga e majme që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni
Edhe Mirlind Daku reagon për rastin e Engjëll Smërqakut
Drita si Drita, mposht Deçiçin me rikthim në Conference League

Gjilani vazhdon të zhgënjej ku sot ka humbur ndeshjen ndaj Prishtinës në Gjilan.

Gjilani në këtë takim vinte pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku trajneri Ismet Munishi u shkarkua dhe pozitën e trajnerit e mori ndihmësi i tij Alban Hyseni.

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve, që në minutën e 33-të e gjetën edhe golin e epërsisë.

Gerhard Progni harkoi bukur në zonë nga goditja e këndit, derisa Albert Dabiqaj realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Gjilanit 1-0.

E në minutën e 45-të, mysafirëve ju dhuroi një penallti gjyqtari Mentor Ajeti i cili akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që barazoi shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 42 pikë, derisa Gjilani është e treta me 55 sosh.

Ndeshjen e radhës Gjilani e zhvillon në udhëtim te Ulpiana, derisa Prishtina në kryeqytet pret Dukagjinin e Klinës.