Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar portierin, Stivi Frashëri gjatë ndeshjes së sotme Gjila
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar portierin, Stivi Frashëri gjatë ndeshjes së sotme Gjilani – Ballkani, raporton 06 Press.
Dy nga të dyshuarit pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Zyrtari policor i Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se rasti është ende duke u hetuar.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, deklaroi ai.