Shoferi i kamionetës godet 7-vjeçaren në Gjilan, e dërgon në shtëpinë e saj dhe largohet

HomeLajme

Shoferi i kamionetës godet 7-vjeçaren në Gjilan, e dërgon në shtëpinë e saj dhe largohet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit, ku një kamionetë ka goditur një vajzë të moshës 7-vjeça

Në parcelat e Gjilanit të dedikuara për shkolla u dhanë leje ndërtimi për biznese private
Kazinotë e pandaluara në Karaçevë
Gjatë pasdites pritet të ketë reshje shiu dhe bore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit, ku një kamionetë ka goditur një vajzë të moshës 7-vjeçare.

Vajza si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, përcjell 06 Press.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me të goditur këmbësoren, i dyshuari e ka dërguar në shtëpi viktimën, ku edhe i ka lënë shënimet e tij prindërve të vajzës e më pas është larguar.