Shoferi i kombit në Gjilan vdes pasi pësoi sulm në zemër derisa po voziste

HomeLajme

Shoferi i kombit në Gjilan vdes pasi pësoi sulm në zemër derisa po voziste

06 Press raportoi për një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në qendër të Gjilanit në Parkun e Qytetit. Mësohet se personi i cili u përplas në

AUV-i konfiskoi 40 ton mish
Sveçla: Ishim të përgatitur fizikisht për t’i larguar barrikadat në veri
Aksident në magjistralen Gjilan- Prishtinë

06 Press raportoi për një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në qendër të Gjilanit në Parkun e Qytetit.

Mësohet se personi i cili u përplas në park ka vdekur sot pas një sulmi në zemër që pësoi derisa po voziste përcjell 06 Press.

Shoferi i furgonit, 53-vjeçar u përplas në parkun e qytetit dhe vdiq pas arrestit kardiak.

Spitali Rajonal i Gjilanit e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vdekjen e tij dhe kanë thënë se shoferi i automjetit ishte sjellë pa shenja jete në spital.

Mjekët e spitalit në një përgjigje të shkurtë kanë deklaruar se trupi i pajetë është marrë nga familja pas konstatimit të vdekjes.