Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë

HomeLajme

Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundoj

Inspektorët e Gjilanit gjobisin e konfiskojnë automjetet e taksistëve illegal
Me homazhe te varrezat e dëshmorëve, Gjilani shënon Ditën e dëshmorëve të kombit
Kosova në krizë energjetike, por shet rrymë në Bullgari

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Zija Shemsiu” të Gjilanit, ku një veturë ka goditur dy këmbësore, fëmijë të moshave 10 dhe 11-vjeçare, teksa po kalonin rrugën.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se shoferja e dyshuar, 18-vjeçare nuk e ka respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorë, ku për pasojë i ka përplasur viktimat.

Për shkak të goditjes, fëmijët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.