Shokohet Drita në fund , Liria e eliminon nga Kupa e Kosovës

HomeSport

Shokohet Drita në fund , Liria e eliminon nga Kupa e Kosovës

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës. Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosov

“Bomba e mbrëmjes”, Drita siguron shërbimet e super-sulmuesit kosovar Almir Kryeziun
Kompletohen grupet në Ligën e Kampionëve: Super ndeshje, grupe të vdekjes dhe gjithçka tjetër
Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 25-të në BKT Superligën e Kosovës

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, me rezultat 1-2.

Bardhekaltrit ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje.

Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.

Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes. /Gazeta Olle/