Shoqata e Gastronomëve: Prioritet i Qeverisë të jetë mbështetja e bizneseve

HomeLajme

Shoqata e Gastronomëve: Prioritet i Qeverisë të jetë mbështetja e bizneseve

Shoqata e Gastronomëve dje ka mbajtur një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuat për masat e reja që do të i merr qeveria në

Hykmete Bajrami: Nuk e njoh ekspertin gjerman, KEK-u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë
Edhe sot, deri në tri orë pritje në Merdarë
Kurti merr edhe një telefonatë nga Washingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Shoqata e Gastronomëve dje ka mbajtur një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuat për masat e reja që do të i merr qeveria në luftën kundër COVID-19.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve tha se për këtë sot u mblodh edhe vetë shoqata për atë se nëse duhet të pajtohen më masat apo jo.

“Ne dje e kemi pas një takim me ministrin për modalitet të cilat mund të ndërmerren, dhe sot kemi diskutuar në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku kemi pasur një pajtueshmëri me gjendjen pandemike, e cila i ka vërshuar spitalet, si dhe vdekjet nga virusi, të cilat shprehin shqetësim për neve”, tha Vranica në Info Magazine.

Lexo edhe:  Mblidhen katër komisione parlamentare

Tutje, Vranica tha se Gastronomia do të ketë problem të menaxhohet, pas masave të reja, dhe i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të mbështesin bizneset e prekura nga masat.

“Sa i përket interesave të gastronomisë, nevoja ekonomikeve dhe sa mund të përballemi, për neve ka qenë e nevojshme që të mundësohet një marrëveshje financiare apo disa prej politikave fiskale”.

Vranica i bëri thirrje qeverisë që këtë çështje ta trajtojë si të jashtëzakonshme dhe prioritet.

“Nuk mund të përballojmë këtë mbyllje, duke pasur parasysh shpenzimet operative, apo duke paguar punëtorët e qiratë”, tha ai.