Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të të qëndrojë më 21 shtator për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të mbajë një taki
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të të qëndrojë më 21 shtator për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Lidhur me këtë vizitë PSD ka organizuar protestë në kundërshtim të Gjykatës Speciale e ku mbështetje kanë marr edhe nga shoqatat e dala nga lufta.
Dardan Molliqaj së bashku me Qëndron Kastratin, takuan udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët i ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.
Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.
Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj.Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite!