Shoqërohet një person në Kamenicë, dyshohet se fotografoi votën

HomeLajme

Shoqërohet një person në Kamenicë, dyshohet se fotografoi votën

Është shoqëruar në polici një person në Kamenicë, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën, shkruan Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar për Sinjal

Është shoqëruar në polici një person në Kamenicë, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani konfirmoi se një person është shoqëruar në stacion policor dhe prokurori kujdestar është dalë në vendin e ngjarjes.

“Një person është shoqëruar për në stacion nën dyshimin për fotografim të votës. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me çështjen”, tha Hashani për Sinjalin.

Ai gjithashtu shtoi se rasti ka ndodhur në objektin e Gjimnazit në Kamenicë. /GazetaSinjali/