Shpërthejnë mërgimtarët: Pse po na torturoni me këto rrugë?

HomeLajme

Shpërthejnë mërgimtarët: Pse po na torturoni me këto rrugë?

Gjilan – Rruga në aksin Gjilan – Bujanoc ka tri vite që nuk përfundon se asfaltuari ndërsa vozitësit torturohen nga kjo rrugë tashmë e dëmtuar. Mërgim

Vjedhje e rëndë në Novobërdë, ‘avullohen’ 80 litra naftë
Fifi shfaqet me maskë të oksigjenit: Dua të më kthehet zëri im, dua të frymoj
PDK e padit ZRrE-në për tarifat e reja të rrymës: U keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan

Gjilan – Rruga në aksin Gjilan – Bujanoc ka tri vite që nuk përfundon se asfaltuari ndërsa vozitësit torturohen nga kjo rrugë tashmë e dëmtuar. Mërgimtarët thonë se kjo vërtet është e tmerrshme. Ku është Albin Kurti që po na mbanë vajzë për ndryshimin. Rrenc e demagog ish edhe ky shprehen mërgimtarët e revoltuar.

Rruga në aksion rrugor Gjilan – Bujanoc tashmë ka tejkaluar kufijtë. Edhe pse një krah i rrugës është dashur të asfaltohet të premten, kompania me shumë javësh po punon, aty këtu në pjesë të ndryshme të segmentit.

Vozitësit dhe bizneset që ndodhen afër rrugës e akuzojnë Albin Kurtin, Liburn Aliun e Hysen Durmishin për papërgjegjësi totale ndaj parasë publike.

Murati një qytetar që banor afër rrugës thotë se po të kishte shtete e Qeveri qysh duhet kjo kompani moti ish dashur të largohet nga këtu.”Një kompani që vetëm me një eskavator po punon ndërsa ka marrë punë milionëshe, këtu fajet i ka ministria e infrastrukturës dhe askush tjetër” shprehet ai.

Ndërsa mërgimtarët që po vijnë ditëve të fundit janë më të zhgënjyerit me ndryshimin që po e trumbeton Albin Kurti.

Samiu mërgimtar në Zvicër thotë se kjo rrugë po na pengon bukur shumë sepse është e gjatë dhe ka shumë defekte e gropa.”Unë kam votuar për ndryshimin, por jo për këtë demagogji të Albin Kurtit e vartësve të tij. Është turp çka po shohim e çka po ndodhë, një kilometër rrugë i ka tre vite që është kështu” shprehet ky mërgimtar.

Edhe, Luftiu që punon në Gjermani thotë se është i zhgënjyer me zhvillimet në përgjithësi.”Një rrugë që është vetëm një kilometër po na torturon dhe askush nuk merr masa. Ky është krim dhe poshtërsi që po ju bëhet mërgimtarëve” shprehet Lutfiu.