Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i’a kishin mësyrë zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok nën përcjelljen e Policisë, për të
Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i’a kishin mësyrë zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok nën përcjelljen e Policisë, për të ushtruar detyrat zyrtare, por janë kthyer pas. Sipas Policisë të Kosovës grupet kriminale kanë sulmuar zyrat e komisionit zgjedhor komunal në Veri. Këto dëmtime, sipas PK-së se janë bërë nga njerëz të maskuar, me granata dore të prodhimit jugosllav, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këto shpërthime ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët të cilët e kanë dënuar një akt të tillë.
Nga ambasada gjermane në një përgjigje për Gazetën Sinjali thonë se janë të shqetësuar për tensionet në Veri.
“Zhvillimet e fundit sigurisht që nuk ndihmojnë aspak në përmirësimin e situatës së sigurisë në rajon. Jemi veçanërisht të shqetësuar për shkak të incidenteve të djeshme në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Nga kjo ambasadë e dënojnë dhunën ndaj zyrtave zgjedhore komunale dhe thonë se është “ e papranueshme”.
Ndryshe, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë më 6 dhjetor në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Gjatë depërtimit kanë ndodhur dy shpërthime. Lajmin për Sinjalin e kishte konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Punonjësit e KQZ-së kanë ndërruar bravat e dyerve të Komunës në Zubin Potok, por menjëherë janë lëshuar sirenat për disa minuta.
Menjëherë pas kësaj, forcat speciale dhe zyrtarët u larguan nga kjo komunë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.