Shqiptari i kërkuar nga Interpoli, arrestohet në Gjilan

HomeLajme

Shqiptari i kërkuar nga Interpoli, arrestohet në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arrestuar të kërkuarin e Interpolit, A.A, 49-vjeç, shqiptar me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut. “Sektori i

Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID
Brenda marketeve, a ka vërtetë gjallëri siç tha ministri Murati pas dhënies së 100-euroshit?
LAJMI I FUNDIT: Rritja enorme e infektimeve me Covid-19, Arben Vitia tregon masat e reja

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arrestuar të kërkuarin e Interpolit, A.A, 49-vjeç, shqiptar me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.

“Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është dërguar në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan.

Me vendim te prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/