SHSKUK shpreh ngushëllime për oftalmologun Visar Huruglica: Humbje e madhe për komunitetin mjekësor

HomeShëndeti

SHSKUK shpreh ngushëllime për oftalmologun Visar Huruglica: Humbje e madhe për komunitetin mjekësor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shprehur ngushëllime për vdekjen e oftalmologut Dr. Visar Huruglica. Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Klinikës s

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë – IKSHPK publikon raportin 24 orësh
Ndërron jetë një grua shtatzënë, burri i saj fajëson mjekët
Mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dy doza kundër COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shprehur ngushëllime për vdekjen e oftalmologut Dr. Visar Huruglica.

Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Klinikës së Oftalmologjisë ku ka punuar i ndjeri, janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e tij dhe e kanë konsideruar si humbje të madhe për komunitetin mjekësor.

Lexoni telegramin e plotë:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Dr. Visar Huruglica, specialist i Oftalmologjisë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndonëse i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëvve.
Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.
Menaxhmenti i ShSKUK-së dhe ai i Klinikës së Oftalmologjisë i shprehin ngushëllime familjes Huruglica dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe.