Për shkak të festave që bien në vikend, të punësuarit në sektorin publik do të pushojnë edhe disa të hëne të muajit prill. Të gjithë qytetarët që i
Për shkak të festave që bien në vikend, të punësuarit në sektorin publik do të pushojnë edhe disa të hëne të muajit prill.
Të gjithë qytetarët që i intervistoi Ekonomia Online po kërkojnë që ky vendim të largohet.
Qazim Kozmaqi, qytetar, tha se institucionet shtetërore janë mësuar të pushojnë më shumë sesa të punojnë. Sipas tij pushimi në ditët e punës nuk është në rregull e se ky vendim duhet të largohet.
“Këta janë mësu vetëm me bë pushim, këta nuk dinë me bë punë. Vikendi kur të bien të shtunën ose të dielën qatë ditë duhet me pushu. Tash pashkët e tjetra festa. Na shkojnë 12-14 ditë në vit pushime. Nuk është në rregull, për mendimin tim nuk është në rregull kjo”.
Bahri Shabani për këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në vikend, të jetë pushim gjatë ditëve të punës thotë se është vendimi më i keq që mundet me qenë.
“Duhet me largu për mendimin tim po, po ata që pushojnë kanë qejf mos me largu”, raporton EO.
“Ka qenë dita e Kushtetutës, e hëna nuk ka të bëjë me të shtunën.”
Musa Aliu tha se ligji në fuqi duhet të respektohet, por që duhet larguar se Kosovës i duhet më shumë punë, raporton Ekonomia Online.
“Sigurisht se po, duhet për arsye se më shumë i duhet këtij vendi punë, më shumë i duhet”, raporton EO.