Shtrenjtohet sërish vaji ushqimor në Kosovë

HomeLajme

Shtrenjtohet sërish vaji ushqimor në Kosovë

Vaji ushqimor është shtrenjtuar përsëri në Kosovë. Nga 2.93 sa ishte ditëve të fundit,  tashmë çmimi ka shkuar në 3 euro, që i bie se është rritur për

Vaji ushqimor është shtrenjtuar përsëri në Kosovë. Nga 2.93 sa ishte ditëve të fundit,  tashmë çmimi ka shkuar në 3 euro, që i bie se është rritur për 7 centë.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave tek rubrika “çmimet ditore” është treguar se vaji ushqimor është shtrenjtuar për 7 centë.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër tani kushton 3 euro, kurse në ditët e kaluara të javës është shitur me 2,93 centë”, ka treguar ASK.

Çmimi i vajit në Kosovë më herët kishte shkuar deri në 4 euro.  Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.