Shtypja e grevës nga Qeveria, një pjesë e punonjësve shëndetësor kanë mbetur ende pa paga

HomeShëndeti

Shtypja e grevës nga Qeveria, një pjesë e punonjësve shëndetësor kanë mbetur ende pa paga

Punëtorëve shëndetësor të kujdesit parësor ende nuk u kanë dalë pagat e muajit gusht. Mjeku Pleurat Sejdiu, i cili është edhe kryetar i Odës së Mje

E rëndë: Vdesin nga Covid nënë e bir nga Zhegra
A është vaksinimi i obligueshëm shkelje e të drejtave të njeriut? Flasin ekspertët
Kosova e filloi e fundit vaksinimin, MSh: Ia kemi dalë të kemi shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit

Punëtorëve shëndetësor të kujdesit parësor ende nuk u kanë dalë pagat e muajit gusht.

Mjeku Pleurat Sejdiu, i cili është edhe kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se punëtorëve shëndetësorë të QKMF-ve as deri në këto momente ende nuk u janë ekzekutuar pagat nga ana e Ministrisë së Financave.

Ai ka thënë se ka paralajmërime edhe për protesta, nëse pagat nuk ekzekutohen.

“Jo. Deri më tani ende nuk u kanë dalë pagat. Jozyrtarisht sa kam marrë vesh në sektorin primar do të ketë protesta nëse nuk ekzekutohen pagat, por zyrtarisht nuk ka ende diçka”, tha ai për Reporteri.net.

Në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve shëndetësorë, në Prishtinë sot kanë protestuar punëtorët e QKMF-së.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-së në Prishtinë, Sherif Maloku tha se nuk e dinë arsyen se pse nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit gusht.

“Sot arsyeja jonë e vetme (që po protestojmë) është mosekzekutimi i pagave, indinjata, revolta e cila është krijuar për mosekzekutimin e pagave… Ne dje tërë ditën jemi munduar ta gjejmë fajtorin apo arsyen pse nuk janë ekzekutuar nuk kemi marrë përgjigje të saktë. Ministria e Financave e hedh topin tek komuna, komuna tek Ministria e Financave. Ne thjesht kemi mbet pa paga. Ju e dini në çfarë gjendje janë, revolta është e jashtëzakonshme… 15 minuta është një protestë simbolike e cila duam ta sensibilizojmë dhe trasojmë pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë”, u shpreh Maloku.

Kryesindikalisti i QKMF-së në Prishtinë veprimet e qeverisë për mos-pagesë i konsideroi të papërgjegjshme dhe luajtje me dinjitetin e tyre.

Ai thotë se varësisht prej situatës edhe do të veprojnë, ndërsa theksoi se nuk i janë bashkuar grevës së BSPK-së.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media gjatë kësaj jave ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

Ai ka thënë se pagat do të dalin vetëm për ditët që konsiderohet që të punësuarit s’kanë qenë në grevë.