“Si me pas shpërthy bomba, kom dëgju thirrje të fëmijëve”, flet e mbijetuara e aksidentit tragjik në Bullgari

HomeLajme

“Si me pas shpërthy bomba, kom dëgju thirrje të fëmijëve”, flet e mbijetuara e aksidentit tragjik në Bullgari

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti

SHBA dërgon vaksina kundër COVID-19 në Kosovë
Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
OKB: Nxehtësia ekstreme do ta kërcënojë njerëzimin, asnjë komb s’është imun

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh.

Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

“Unë kom qenë në gjumë, veç kur i kom pa tu bërtit njerëzit. Se di qysh kom dalë jashtë. E kom pa që e kom xhamin përmas të thym, edhe i kom dhonë zor kom kcy. Tym i zi, si me pas shpërthy bomba, u kon ora 2 i natës. Kom dëgju thirrma të fëmijëve se ka pas shumë”, tha Medina.

Ai tregon se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.