Si ndodhi vjedhja e gypave të bakrit në Spitalin e Gjilanit

HomeLajme

Si ndodhi vjedhja e gypave të bakrit në Spitalin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në oborrin e Spitalit të Gjilanit. Kompanisë punuese në spital i janë vjedhur gypat e metalit dhe të

Serbët provokojnë mërgimtarët në hyrje të Beogradit me mbishkrime “Kosova është Serbi”
SBASHK paralajmëron greva më 2 prill nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, kërkon tu paguhen edhe nga 100 euro shtesë mësimdhënësve
Kroacia propozon në Samitin e NATO-s që Kosova të pranohet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në oborrin e Spitalit të Gjilanit. Kompanisë punuese në spital i janë vjedhur gypat e metalit dhe të bakrit të cilët kanë qenë të dedikuar për shtrirje shtesë të shpërndarjes së oksigjenit, shkruan nacionale.com

E për këtë rast ka folur edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, për Nacionalen.

Emini ka treguar se gypat e vjedhur nuk kanë qenë të lidhur me oksigjen i cili shpërndahet në spital.

“Vjedhja ka ndodhur. Punëtorët e punëkryerësit që kanë qenë duke punuar në oborrin e Spitalit për të vendosur gypat për oksigjen shtesë. Kanë punu në oborr tonin, kanë me punu edhe në hapësirat brenda spitalit. Gjatë kohës sa kanë qenë duke punu, diku në përfundim të asaj pjese në shtrirjen e gypave të bakrit u ka ndodhur një natë që dikush i paska vjedhë gypat dhe punëtorët kanë lajmëruar policinë”, ka thënë ai.

“Jo, gypat e oksigjeni nuk kanë qenë të kyçur në oksigjen, nuk janë përfunduar punët. Nuk kanë qenë të lidhur me oksigjenin e spitalit”, theksoi ai.

Ndërkohë, vjedhjen e gypave, policia e ka konsideruar si vjedhe të rëndë dhe kryerësit e veprës janë kapur nga policia.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Më 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.