Sigurimi i disko ‘Stop’ në Gjilan rrahin keq një pjesëtar të FSK-së, e bëjnë për spital

HomeLajme

Sigurimi i disko ‘Stop’ në Gjilan rrahin keq një pjesëtar të FSK-së, e bëjnë për spital

Mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘STOP’ në Gjilan ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë disa persona. Sinjali mëson se një pjesëtar i Forc

Djali rrah nënën dhe motrën në Gjilan
Sot shqyrtohet në komision Projektligji për Pagat
Serbia blen raketa nga Rusia, reagon Presidenca e Kosovës: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘STOP’ në Gjilan ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë disa persona.

Sinjali mëson se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ishte në rroba civile, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy personat që janë pjesë e personelit të sigurimit në klub.

Si pasojë e rrahjes, 24-vjeçari ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë duke arrestuar dy personat e dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.