Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësi
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.
Duke protestuar para objektit të qeverisë u paralajmërua ekzekutivi për masa më radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se nuk do të vazhdojnë të durojnë qeverinë pa zbatuar kërkesat e tyre.
Paraprakisht, sindikalistët parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe e përfunduan protestën para objektit qeveritar.