Sindikatat sërish paralajmërojnë protesta, kritikojnë qeverinë për moskomunikim e përkrahje

HomeLajme

Sindikatat sërish paralajmërojnë protesta, kritikojnë qeverinë për moskomunikim e përkrahje

Udhëheqës të sindikatave në Kosovë vazhdimisht janë shprehur të pakënaqur sa i përket përkrahjes nga ana e Qeverisë, por edhe moskomunikimit. Madje

Veterani i UÇK-së: “170 euro pensionin e kam, e fatura e rrymës 159 euro”
Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?
Gjilani: Arrestohet i dyshuari, lokalin e tij e shfrytëzonte si bastore

Udhëheqës të sindikatave në Kosovë vazhdimisht janë shprehur të pakënaqur sa i përket përkrahjes nga ana e Qeverisë, por edhe moskomunikimit.

Madje, ata thonë se në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre deri në mes të muajit prillit do të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave.

“Sindikatat e kryejnë punën e vet, organizojnë dialogun social me partnerët social siç është Qeveria e Kosovës. Sindikatat i kanë edhe metodat e veta me të cilat i arrijnë qëllimet e veta. Deri më tani kemi njëfarë ngurrje rreth dialogut social, por po shpresojmë në të ardhmen e afërt do të kemi dialog social dhe do të kontribuojmë të gjithë në ndërtimin e vendit tonë”.

Lidhur me këtë, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se raporti i tyre me Qeverinë e Kosovës është zero.

“Nëse e marrim në raport punëtorë-pronarë të kompanisë në kohën e fundit janë jashtëzakonisht duke u marr parasysh kërkesat tona dhe po themi që diku 70-80 për qind të kërkesave tona në raport me kompaninë janë të zbatueshme dhe po implementohen. Kurse në raport Sindikatë-Qeveri e Kosovës deri më tani nuk e kemi as lëvizjen më të vogël që mund të themi se dialogu në raport punëmarrës-Qeveri e kemi zero”.

“Ne po arrijmë t’i realizojmë kërkesat e tona në raport punëdhënës-punëmarrës pasi që shteti nuk është duke e kryer punën e vet, pasi që për t’u begatuar hale raportet, apo për të ju krijuar kushte ende më të mirë punëtorëve ne e kemi një ligj të punës i cili edhe kështu si është nuk është duke u implementuar, por një sanksion ose një dënim që na e kanë dhënë Qeveria e Kosovës është ajo që marrëveshjen kolektive e cila pothuajse gati qe 3 vite nuk është duke u nënshkruar dhe me mos nënshkrimin e kontratës kolektive, Qeveria e Kosovës në mënyrë direkt është duke i dënuar punëtorët e sektorit privat të Kosovës”.

Përderisa kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se Ligji i Punës nuk po respektohet në rastet e pagesës së vikendeve, për çka edhe ka paralajmëruar protesta, raporton EO.

“Që prej kohës së pandemisë nuk janë marr shumë për bazë kërkesat tona edhe pse kemi kërkuar në vazhdimi. Ne kemi adresuar disa kërkesa të cilat pothuajse nuk janë realizua asnjëherë. Ne e kemi ndërmend që posa të shteren mundësitë që të protestojmë dhe të përdorim metodat tona sindikale, për arsye se nuk po hasim në mirëkuptim”.

“Ne e kemi rastin kur Ligji i punës nuk respektohet në rastet e pagesës së vikendeve për punëtorët me ndërrime të cilët e kemi fituar në Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, prapë menaxhmenti i KEK-ut nuk po gjen mirëkuptim të bëjë pagesën e këtyre vikendeve që kështu që ne duhet të shkojmë edhe me përmbarues”.