Situata e sigurisë në Veri, EULEX del me njoftimin e fundit

HomeLajme

Situata e sigurisë në Veri, EULEX del me njoftimin e fundit

EULEX informon se për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, prania e EULEX-i

EULEX informon se për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, prania e EULEX-it do të jetë gjithmonë aty për ta pasqyruar situatën në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

EULEX-i vazhdon të jetë vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë duke shtuar praninë e tyre në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren.

Pjesëtarët 🇵🇱 e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët 🇮🇹 dhe 🇱🇹 nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.