Situata në kufi, fluks në Merdare dhe Vërmicë

HomeLajme

Situata në kufi, fluks në Merdare dhe Vërmicë

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjithë pikë kalimet kufitare të vendit paraqitet më e qetë. Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Me

Sot protestohet ndaj neglizhencës së punimeve në rrugen Gjilan – Kamenicë
Hiqet asfalti pasi i doli bari në lagjen Zabel të Gjilanit
Shkenda Dubovës i vdes babai nga COVID-19

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjithë pikë kalimet kufitare të vendit paraqitet më e qetë.

Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore dhe kolona e mjeteve është 120 metra. Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra.

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së enjtes është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në dalje deri në 50 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.